Prioritet

1. Fondi Sovran i Republikës së Kosovës

Zbatimi i Planit zhvillimor mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, Agjencisë Zhvillimore të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës - investime në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, PTK-së

4. Kapacitete të reja energjetike

Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike nga kapitali publik, krijimi i tregut të përbashkët energjitik Kosovë-Shqipëri, rishikimi i tarifave të energjisë elektrike dhe reformimi i sistemit tarifor

5. Ujitje për tokat bujqësore

Ujitje për tokat bujqësore - Revitalizimi i plotë i sistemit të ujitjes “Ibër-Lepenc” dhe studimi për zgjerimin e tij

10. Plani për furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza

Krijimi i Planit për furnizimin me ujë të pijshëm në qytete dhe trajtimin e ujërave të zeza, rrjetet e kanalizimit në të gjitha fshatrat e Kosovës me mbi 200 shtëpi

13. Tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri

Krijimi i tregut të përbashkët për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin mes Kosovës dhe Shqipërisë në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së

14. Komisione të Përbashkëta qeveritare Kosovë – Shqipëri

Ndërtimi i Komisioneve të Përbashkëta qeveritare dhe parlamentare me Republikën e Shqipërisë për siguri kombëtare, politikë të jashtme dhe burimet e përbashkëta natyrore

32. Hetim Parlamentar për privatizimin dhe projektet rrugore

Hetim Parlamentar për Privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave “Vërmicë-Prishtinë-Merdarë” e “Prishtinë-Shkup”, si dhe për procesin privatizues të PTK-së

33. Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit

Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit - Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara

40. Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias

Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet ndërkombëtare, dhe anulimi i Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”